Këtë të mërkurë do të luhet dhe gjysmëfinalja e Superkupës së Spanjës mes dy rivalëve të përjetshëm në fushën e blertë si Barcelona-Real Madrid. Për herë të parë El Clasico do të luhet në Arabinë Saudite dhe dy skuadrat kanë udhëtuar nga Spanja me kufizime të shumta dhe masa strikte si pasojë e situatës së vështirë nga Covid-19.
Në prag të super duelit, trajneri Ksavi Hernandez ka marrë një lajm pozitiv pasi grupit i është bashkuar dhe talenti Ansu Fati, i cili siç raportohet është rikuperuar plotësisht. Lajmi u konfirmua kur emri i tij u tha dhe në listën e lojtarëve të grumbulluar ndonëse fjala e fundit i takon mjekëve.
Përveç tij në listë bien në sy dhe dy futbollistë të tjerë të rëndësishëm si Araujo me De Jong. Dy lojtarët u lënduan në ndeshjen e Kupës dhe nuk dihet nëse dy do të aktivizohen në fushën e blertë.
Ndërkaq Ferran Torres dhe Pedri nuk mbeten dy mungesat e rëndësishme për teknikun Ksavi Hernandez, pasi të dy vijojnë të jenë pozitiv në testin për COVID-19.
Lajme të mira ka dhe nga infermiera madrilène pasi të tjerë lojtarë janë rikuperuar plotësisht dhe janë vënë në shërbim të teknikut Carlo Ancelotti. Bëhet fjalë për Carvajal dhe Luka Jovic të cilët janë stërvitur me grupin dhe janë gati për El Klasikon e të mërkurës.
Ndërkaq ai që vijon me shqetësimet e tij është i përhershmi Gareth Bejl. Mësohet se 32-vjeçari ka patur një problem në shpatull dhe për këtë arsye nuk ka udhëtuar me skuadrën në Arabi.
El Klasiko Barcelona –Real Madrid do të luhet këtë të mërkurë në orën 20:00 dhe sipas Federatës Spanjolle 30 mijë tifozë do të kenë mundësi ta shohin nga afër.