UBT News

El Clasico edhe për Luis Diaz, por problem mbetet klauzola e lartë e kolumbianit

Luis Diaz është futbollisti i momentit tek gjiganti portugez Porto. Anësori kolumbian është duke shkëlqyer me fanellën bardhekaltër të Portos duke shënuar e asistuar rregullisht.

Mesfushori anësor ka bërë paraqitje fantastike dhe ka përfunduar në listën e dy gjgiantëve nga La Liga, Real Madrid dhe Barcelona.

Mediat në Spanjë kanë raportuar se dy skuadrat e mëdha spanjolle janë duke monitoruar situatën e reprezentuesit kolumbian.

Diaz ka bërë paraqitje fantastike në këtë fillim sezoni me Porton, me mesfushorin ofensivë që ka realizuar shtatë gola dhe ka asistuar në një tjetër në 12 ndeshjet e para. Por përkundër interesimit të dy skuadrave të mëdha spanjolle, problemi mbetet se Diaz ka një klauzolë të lartë largimi.

Exit mobile version