UBT News

Ekzekutohet pagesa prej 100 eurosh për studentët

Është ekzekutuar pagesa prej 100 eurosh për studentët. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, duke shtuar se janë realizuar pagesat e para të bursës së mobilitetit për studentët që jetojnë në distancë dhe plotësojnë kriteret për këtë bursë.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë studentët se pagesat në vlerë prej 100 euro janë realizuar në tërësi, të ekzekutuara në disa grupe, për të gjithë studentët që kanë përmbushur kriteret dhe janë përfitues. Poashtu, janë realizuar pagesat e para të bursës së mobilitetit për studentët që jetojnë në distancë dhe plotësojnë kriteret për këtë bursë. Studentët të cilët nuk i kanë përmbushur kriteret e përcaktuara dhe, për rrjedhojë, nuk janë përfitues, janë njoftuar zyrtarisht për refuzimin përmes email-it të përdorur gjatë aplikimit në platformën e-Kosova”, njofton Ministria.

Më tej ata kanë lënë dhe e-mail ku mund të shkruajnë për cdo ankesë apo paqartësi.

“Për çdo ankesë apo paqartësi, ju mund të kontaktoni në adresat elektronike përkatëse, sipas kategorisë: • Studentët që kanë ankesë lidhur me shtesën prej 100 euro, të drejtohen në emailin: info.masa3.6@rks-gov.net • Studentët që kanë ankesa ose paqartësi lidhur me bursën e mobilitetit, të kontaktojnë në emailin: Mobiliteti.mfpt@rks-gov.net”, shkruan Ministria.

Exit mobile version