UBT News

Ekzekutohet burri saudit për krime të kryera si i mitur

Arabia Saudite ka ekzekutuar një burrë për shkelje që grupet e të drejtave thonë se ai ka kryer ndërsa ishte në moshën 17 vjeçare, pavarësisht nga zotimi se ishte hequr dënimi me vdekje për të miturit.

Mustafa Hashem al-Darwish u arrestua në 2015 për shkelje të lidhura me protesta. Autoritetet Saudite thonë se ai u akuzua për formimin e një grupi terrorist dhe përpjekjen për të kryer një revoltë të armatosur. Por, grupet e të drejtave kishin kërkuar ndalimin e ekzekutimit të tij, duke thënë se gjyqi kishte qenë i padrejtë.

Mustafa Hashem al-Darwish

Amnesty International dhe Reprieve, një organizatë kundër dënimit me vdekje, thonë se 26 vjeçari al-Darëish tashmë kishte tërhequr rrëfimin e tij, të cilin pretendohej se e kishte bërë pasi u torturua.

Autoritetet saudite nuk kanë komentuar publikisht rreth kësaj akuze.  Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, akuzat për al-Darëish përfshinin “kërkim për prishjen e sigurisë me trazira” dhe “krijim i mosmarrëveshjes”.

Dëshmitë kundër tij përfshinin një fotografi “ofenduese për forcat e sigurisë” dhe pjesëmarrjen e tij në mbi 10 tubime “trazirash” në 2011 dhe 2012. Sipas mediave Ministria e brendshme Saudite kishte deklaruar se al-Darëish gjithashtu kishte provuar të vriste forcat lokale të sigurisë. Sidoqoftë, dokumentet e gjykatës nuk specifikuan datat e ndonjë prej shkeljeve të tij, sipas Reuters.

Ndërsa Reprieve shkruajti se familja e al-Darëish nuk mori paralajmërim për ekzekutimin paraprakisht dhe mësoi vetëm në internet.

“Si mund ta ekzekutojnë një djalë për shkak të një fotografie në telefonin e tij? Që nga arrestimi i tij, ne nuk kemi ditur asgjë tjetër përveç dhimbjes. Është një vdekje për së gjalli për të gjithë familjen.”, thanë familja e tij në një deklaratë, botuar nga Reprieve.

Ministria e Brendshme Saudite, cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve SPA, tha se al-Darëish u ekzekutua në Dammam, një qytet në Provincën Lindore të pasur me naftë. Autoritetet Saudite vitin e kaluar u zotuan se nuk do të jepnin më dënime me vdekje për njerëzit që kryejnë krime ndërsa janë të mitur dhe në vend të kësaj zbatojnë vetëm një dënim me burg maksimalisht 10-vjeçar, raporton bbc.com. Amnesty and Reprieve thonë se çështja e al-Darëish duhej të ishte shqyrtuar sipas ligjit të ri. Ata dhe grupet e tjera kanë ngritur vazhdimisht shqetësime në lidhje me zbatimin e kësaj reforme.

Ndërsa në fillim të këtij viti, Komisioni Saudit për të Drejtat e Njeriut tha se mbretëria kishte “ulur në mënyrë drastike” numrin e njerëzve që vrau në vitin 2020. Sidoqoftë, sipas Reprieve Arabia Saudite tani kishte ekzekutuar të njëjtin numër njerëzish në gjysmën e parë të vitit 2021 sikurse bëri në tërë vitin 2020.

Burimi: KlanKosova

Exit mobile version