Në kuadër të zbatimit të Planit i aprovuar sot nga Qeveria e Republikës së Kosovës për zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) ka ekzekutuar sot pagesën e parë në përkrahje financiare për bizneset e vendit.
Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit njofton se shuma e cila është ndarë në këtë kategori arrin vlerën e 60 milionë euro subvencione, ku gjatë ditës së sotme nga MEA është ekzekutuar pagesa e parë prej 37,710,730 milionë euro për 15.745 biznese të cilat i kanë plotësuar kushtet në këtë fazë sipas programit për rimëkëmbje ekonomike.
“Pjesa tjetër e vendimit do të zbatohet në ditët në vijim ku do të përfitojnë të gjitha bizneset të cilat kanë aplikuar sipas kritereve të parapara.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit./UBTNews