Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit njoftoi se sot kanë ekzekutuar pjesën e dytë të mjeteve në mbështetje financiare për bizneset.
Shuma e ekzekutuar sot kap vlerën e 16,424,476 milion eurove për gjithsej 11.244 biznese të cilat i kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e parapara me Programin për Rimëkëmbje Ekonomike tjera.
“Theksojmë se kjo shumë ndahet në zbatim të Programit për Rimëkëmbje ekonomike i miratuar ditë më parë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ku vlera totale e këtij programi është 60 milionë euro. Pjesa e mbetur dhe bizneset tjera të cilat akoma nuk kane pranuar mjetet do të paguhen në ditët në vijim ku e ritheksojmë se do të përfitojnë të gjitha bizneset të cilat kanë aplikuar sipas kritereve të parapara.”, thuhet në njoftimin e MEA-së./UBTNews