UBT News

Ekuador: Shkencëtarët zbulojnë gjashtë lloje të reja të bretkosave të shiut

Shkencëtarët në Ekuador kanë zbuluar gjashtë lloje të reja të bretkosave, të njohura si “bretkosat e shiut”.

Llojet e reja u gjetën të gjitha në shpatet lindore të Andeve ekuadoriane, në dy parqe kombëtare.

Shkencëtarët që i zbuluan ato, kanë njoftuar se të gjashtë speciet u gjetën brenda një rrezeje prej 20 km në zona të shpyllëzuara.

Ata rekomanduan që të gjitha të shtohen në listën e kuqe të specieve të kërcënuara, shkruan BBC.

Kolumbia dhe Ekuadori kanë pasurinë më të madhe të llojeve të këtyre bretkosave të vogla, që banojnë në tokë dhe shkencëtarët mendojnë se ka ende shumë lloje të tjera për t’u zbuluar.

Exit mobile version