UBT News

Ekstradohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut, kërkohej përmes INTERPOL-it për narkotikë

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe në koordinim me institucionet e drejtësisë, ka realizuar këtë të enjte ekstradimin e një shtetasi maqedonas për në Maqedoninë e Veriut.

I dyshuari ishte arrestuar më parë në Kosovë, pasi kërkohej me letërreshtim ndërkombëtar nga INTERPOL-i për veprën penale “Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike”.

Ekstradimi u krye në përputhje me ligjet në fuqi dhe si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me organizatat ndërkombëtare për parandalimin dhe zbulimin e aktiviteteve kriminale, si dhe për kapjen e personave që tentojnë t’i shmangen drejtësisë.

Exit mobile version