UBT News

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i kërkuari për keqpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh

I dyshuari kërkohej me letër-rreshtim ndërkombëtar nga INTERPOL-i pas shmangies nga drejtësia.

Policia e Kosovës ka realizuar me sukses ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Italia, i cili kërkohej nga drejtësia vendore me letër-rreshtim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it.

Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, i ekstraduari dyshohet për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. I njëjti i ishte shmangur për një kohë përballjes me organet e drejtësisë në Kosovë.

Arrestimi i tij u bë i mundur nga autoritetet italiane, ndërsa ekstradimi u përmbyll sot pas një bashkëpunimi të ngushtë mes institucioneve të Kosovës dhe atyre të Italisë.

“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të R. Kosovës dhe atyre të Italisë. I dyshuari i është dorëzuar njësitit të Policisë në rajonin e Prishtinës për procedura të mëtejshme ligjore,” bëhet e ditur në njoftim.

/E.A/

Exit mobile version