UBT News

Ekstradohen dy kosovarë: Njëri vjen nga Gjermania, tjetri dërgohet drejt saj

Policia e Kosovës ka realizuar me sukses ekstradimin e dy shtetasve kosovarë pas një bashkëpunimi të ngushtë me autoritetet gjermane.

Gjatë ditës së djeshme, nga Gjermania për në Kosovë është sjellë një person i kërkuar për “lëndim të rëndë trupor”, ndërsa sot drejt autoriteteve gjermane është ekstraduar një tjetër shtetas që kërkohej për “vrasje në tentativë” dhe “grabitje”.

“Në koordinim dhe në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë, me datën 11.02.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Gjermania për në Kosovë. I njëjti ishte arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi që kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’. Po ashtu me datën 12.02.2026 është realizuar ekstradimi nga Kosova për në Gjermani i shtetasit kosovar i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë gjermane për përfshirje në veprat penale ‘vrasje në tentativë’ dhe ‘grabitje’.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të dy operacionet u kryen përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, duke u bazuar në urdhërarrestet ndërkombëtare dhe marrëveshjet ligjore mes dy shteteve.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personat e arrestuar u janë dorëzuar njësive përkatëse për procedim të mëtejshëm, duke rikonfirmuar përkushtimin për kapjen e personave që tentojnë t’i ikin drejtësisë, pavarësisht se ku ndodhen.

Exit mobile version