Një vizatim me laps i piktorit Vincent van Gogh është ekspozuar për herë të parë në kryeqytetin e Holandës, në Amsterdam.
Vepra artistike “Study for Worn Out”, në të cilën shfaqet një i moshuar i lodhur, ishte vizatuar në fillimet e karrierës së artistit, në vitin 1882.
Nga muzeu “Van Gogh” konfirmuan se kjo skicë po qëndronte në koleksionin e një familjeje holandeze për më shumë se një shekull. Por të enjten u ekspozua për herë të parë në muzeun e Amsterdamit.
Një nga studiuesit e muzeut “Van Gogh” tha se kjo copëz arti s’është parë më herët.
Kjo vepër do të ekspozohet deri më 2 janar, para se t’iu kthehet koleksionuesve privatë./UBTNews