Një ekspozitë e madhe retrospektive për jetën dhe karrierën e yllit të pop-it Amy Winehouse u përurua në ”Design Museum” në Londër, nga babai i këngëtares, Mitch Winehouse.
Ekspozita hapet për të përkujtuar këngëtaren që vdiq në moshën 27-vjeçare në vitin 2011, po përshkon ekzistencën e saj përmes një sërë objektesh personale, disa të ekspozuara për herë të parë, duke përfshirë edhe kitarën e saj të parë elektrike dhe fletoret e shkruara me dorë, si dhe një turne gjithëpërfshirës mes videos dhe muzikës.
Gjithashtu në muze janë ekspozuar edhe një seri e objekteve ikonike si çanta e kuqe ”Moschino” dhe fustani i verdhë që Winehouse veshi në Brit Awards në 2007.
Ekspozita është e hapur për publikun nga data 26 nëntor deri më 10 prill 2022.