Eksportet e drithërave, farave vajore dhe vajit vegjetal të Ukrainës u rritën 22.7% në korrik kundrejt qershorit, në 2.66 milionë ton falë dërgesave më të larta të grurit dhe elbit, tha të mërkurën Ministria e Bujqësisë.
Ministria tha në një deklaratë se vëllimi i korrikut përfshinte 412 mijë ton grurë, 183 mijë ton elb, 1.1 milion ton misër, 362 mijë ton fara dielli dhe tonazhe të mallrave të tjera./UBTNews/