UBT News

Ekspertja e gjuhës së trupit flet për intervistën e aktorit Alec Baldwin

Një eksperte e gjuhës së trupit, Patti Wood thotë se aktori Alec Baldwin shfaqi “sjellje shpërthyese” dhe po e fliste të vërtetën në një intervistë televizive, ku mes tjerash tha se ai nuk e tërhoqi këmbëzën e armës në xhirimet e filmit “Rust”, ku mbeti e vdekur kinematografja Halyna Hutchins.

“Ai po e hedh poshtë çdo fjalë tjetër, për ta theksuar këtë me forcë të madhe që nuk e ka tërhequr këmbëzën. Në vend të kësaj, është grusht, që do të tregonte se ai e ndjen fuqishëm këtë dhe kështu ka të ngjarë të jetë e vërteta”, tha Wood.

Ajo shtoi se aktori dhe producenti 63-vjeçar ishte i sinqertë gjatë intervistës së tij emocionale në ABC News.

Ekspertja e gjuhës së trupit thotë se kur aktori fliste, supet dhe koka i shkonin përpara, që nëkupton se ky është mesazh që ai do që të tjerët t’i besojnë. Këto janë mesazhe sikurse: “Duhet të më dëgjoni”, “Duhet të më besoni”, “S’e bëra unë këtë. Po e flas të vërtetën'”, deklaroi ajo.

Ekspertja e trupit thotë se ai gjatë gjithë kohës mbante kontakt me sy, që është indikacion se ai ishte i sinqertë.


Baldwin mbajti armën me të cilën e qëlloi aksidentalisht për vdekje kineasten Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza më 21 tetor. Baldwin shpjegoi në këtë intervistë se ai kurrë nuk e tërhoqi këmbëzën.

Aktori madje ka mohuar përgjegjësinë për të shtënat fatale me armë zjarri gjatë xhirimeve të filmit “Rust”./UBTNews


Exit mobile version