UBT News

Ekspertët ligjorë sqarojnë nëse do të transmetohet gjyqi i Blake Lively dhe Justin Baldonit

Blake Lively, 37 vjeçe, ka paditur Justin Baldonin, 41 vjeç, për ngacmim seksual dhe shpifje.

Ndërsa Baldoni ka ngritur një kundërpadi kundër saj, Ryan Reynolds dhe publicistit të tyre, duke pretenduar një fushatë shpifjeje për të marrë kontrollin e një filmi.

Konflikti ligjor përfshin gjithashtu një padi prej 250 milionë dollarësh (239 milionë euro) të Baldonit kundër ‘The New York Times’, shkruan DailyMail.

Një ekspert ligjor ka sqaruar se shanset që gjyqi të transmetohet janë të vogla, pasi procesi po zhvillohet në një gjykatë federale ku kamerat janë të ndaluara.

Një seancë paragjyqësore audio është caktuar për 3 shkurt 2025, ndërsa gjyqi i plotë do të fillojë më 9 mars 2026, përveç nëse palët arrijnë një marrëveshje paraprake, gjë që ndodh në shumicën e çështjeve civile.

Mosmarrëveshjet mes Lively dhe Baldonit u thelluan gjatë xhirimeve të filmit “It Ends With Us”, me akuza dhe mesazhe të publikuara që zbulojnë tensione për ndryshime skenari të propozuara nga Lively.

Një audio ekskluzive nga Baldoni përfshin një ndjesë të tij ndaj aktores për keqkuptimet që kanë ndodhur.

Ekspertët paralajmërojnë se procesi do të jetë emocionalisht dhe financiarisht i kushtueshëm për të dyja palët, duke krahasuar rastin me çështjen e famshme Depp-Heard. 

Exit mobile version