Ekspertët nga mbikëqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara kanë filluar inspektimin e tyre në dy vende që Rusia tha se Ukraina po përdorte për të zhvilluar “bomba të pista”, u tha në një deklaratë nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike.
Rusia ka pohuar vazhdimisht se Ukraina po komploton për të përdorur një “bombë të pistë” – një pajisje që përmban materiale bërthamore së bashku me eksplozivët tradicionalë – në atë që Moska thotë se do të ishte një operacion i rremë për të fajësuar Rusinë.
Pretendimet janë hedhur poshtë nga Ukraina, si dhe aleatët e saj perëndimorë, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.
Inspektimet po kryhen pas një kërkese me shkrim nga Ukraina pas pretendimeve të Moskës, thuhet në deklaratë, duke shtuar se shefi i agjencisë Rafael Grossi do të japë “konkluzionet e tij fillestare” më vonë këtë javë./UBTNews/