Në kuadër të lëndës Real Estate Appraisal 1 me Prof. Dr. Visar Hoxha, studentët e UBT patën mundësinë të ndjekin një ligjëratë të veçantë nga eksperte e industrisë Albana Shala Bunjaku.
Aktualisht Drejtoreshë e Zyrës për Administrimin e Pronës Publike, ish-Drejtoreshë e Departamentit të Tatimit në Pronë dhe Kryesuese e Këshillit Mbikëqyrës për Licencimin e Vlerësuesve të Pasurive të Paluajtshme në Kosovë, ajo ndau përvojën e saj mbi metodologjitë e vlerësimit të pronave në rastet e shpronësimit.
Ligjërata solli perspektivë praktike mbi proceset reale të vlerësimit, sfidat institucionale dhe rëndësinë e një qasjeje profesionale dhe të standardizuar në vendimmarrje.
Ky bashkëpunim me ekspertë të industrisë fuqizon lidhjen mes teorisë dhe praktikës, duke përgatitur studentët për sfidat reale të tregut të pasurive të paluajtshme.
