UBT News

Eksod te Prishtina, largohen 10 futbollistë

Eksod te Prishtina, largohen 10 futbollistë.

Hiç më pak 10 futbollistë që ishin pjesë e Prishtinës në sezonin e fundit, nuk do ta bartin këtë fanellë në edicionin e ri të Superligës së Kosovës.

Klubi nga kryeqyteti ka njoftuar zyrtarisht se nuk do t’ua vazhdojë kontrata futbollistëve si Mergim Pefqeli, Muhamed Useini, Genc Hamiti, Hasan Hyseni, Kushtrim Gashi, Egzon Sinani dhe Kreshnik Uka, kurse me marrëveshje është ndërprerë bashkëpunimi me futbollistët Albion Kurtaj, Ermal Veliqi dhe Butrint Bulliqi

Njoftojmë që pas skadimit të kontratave nuk kemi vazhduar bashkëpunimin me futbollistët, Mergim Pefqeli, Muhamed Useini, Genc Hamiti, Hasan Hyseni, Kushtrim Gashi, Egzon Sinani dhe Kreshnik Uka si dhe trajnerëve Agim Maliqi dhe Ardian Sallahu. Ndërsa, me marrëveshje është ndërprerë bashkëpunimi me Albion Kurtaj, Ermal Veliqi dhe Butrint Bulliqi”, thuhet në njoftimin e KF Prishtinës.

Nga klubi po ashtu janë larguar edhe trajnerët Agim Maliqi dhe Ardian Sallahu./UBTNews/

Exit mobile version