Të rinjtë janë më kreativ sesa vetë politikat qeverisëse dhe se kreativiteti historikisht ka qenë një mënyrë për adresimin e sfidave. Kështu u tha në panelin diskutues të ministrave “Ekonomia kreative në perspektivë”, e organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari tha se industria kreative në Kosovë është shumë dimensionale falë rinisë që po kontribuon në këtë.
Ajo tha se ky sektor i ekonomisë kontribuon në rritjen ekonomike dhe promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare në fushën e kulturës.
Hajdari potencoi se ka filluar strategjia për specializim të mençur që zbulon katër shtyllat që sjellin më shumë kreativitet.
Ajo theksoi se Kosova është lidere në Ballkanin Perëndimor për industrinë kreative, derisa shtoi se klima e të bërit biznes është përmirësuar dukshëm.
“Ky sektor i ekonomisë kreative apo industrisë kreative kontribuon në rritjen ekonomike por edhe në promovimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare…26:58 Ne kemi filluar me strategjinë për specializimin të mençur ku i zbulon katër shtylla kryesore që sjellin kreativitet më shumë ose ndryshueshmëri të Kosovës që është më konkurrente në rajon sesa vendete tjera. Pikërisht, Kosova është lidere në Ballkanin Perëndimor për industrinë kreative. Kjo është konkluduar nga enter discovery survey…Përveç kësaj strategjia, industria e ka tash politikën industriale që është deri në vitin 2030, ndër objektivat e kësaj politike është edhe inovacion i produktit…Klima e të bërit biznes është përmirësuar dukshëm, gjithsej vetëm nga ministria jonë ne kemi finalizuar dhe miratuar 21 ligje për ndërmarrësinë, industrinë, pronësinë industriale, rritjen e konkurreshmërisë“, tha Hajdari.
Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci potencoi se kreativiteti historikisht ka qenë një mënyrë për adresimin e sfidave.
Ajo tha se nxënësit dhe studentët janë më kreativ sesa vetë politikat e qeverisë.
Në kuadër të këtij paneli, Nagavci tha se kanë përpiluar programe të ndryshme me partnerët dhe organizatat e shoqërisë civile që të zhvillohen shkathtësitë e buta që nga moshat më të hershme.
Nagavci përmendi se janë punësuar këshilltarë për karrierë nëpër shkolla për nxënësit nga klasa e 6 deri në klasën e 9.
“Kreativiteti historikisht ka qenë një mënyrë për adresimin e sfidave dhe problemeve, vazhdon të jetë i tillë…34:25 Kemi pasur programe të shumta në bashkëpunim edhe me partnerët, bashkëpunëtorët dhe organizatat e shoqërisë civile në mënyrë që të zhvillohen shkathtësitë e buta qysh prej moshës më të hershme…Kemi filluar gjatë mandatit tonë edhe me punësimin e këshilltarëve të karrierës në shkollat e mesme të ulëta, prej klasës së 6 deri në klasën e 9…Tashmë ne kemi filluar që tri vite implementimin e suksesshëm të mësimit dual. Kemi më shumë se 1 mijë e 500 nxënës të cilët nga klasa e dhjetë vazhdojë mësimin dual, ku 51 për qind të shkollimit të tyre e zhvillojnë në biznese dhe ndërmarrje“, potencoi Nagavci.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku tha se janë bërë disa ndryshime në ligje, duke përfshirë atë për Kinematografinë, për çka tha se mbështetja shtetërore tashmë shkon deri në 90 ose 100 për qind të vlerës së realizmit të filmave.
Përveç kësaj, ai tha se në kuadër të Ligjit të ri për Artin dhe Kulturën po punohet me një vizion të ri zhvillimore.
Çeku potencoi se financimi për kulturë në rajon është në rënie, përderisa në Kosovë po shënon rritje.
“Ligji i ri për kinematografinë, për shkak të potencialit industrial të filmit e ka shpallur si sektor të interesit të veçantë publik. Mbështetja shtetërore tashmë shkon deri në 90 ose 100 për qind të vlerës së realizmit të filmave…Ligji i ri për Artin dhe Kulturën që pak e thjeshtëzon atë legjislacioni që ka qenë edhe i vjetër por edhe i pa harmonizuar. Po punohet me një vizion të ri zhvillimor, ku njihet skena e pavarur kulturore si vlerë e shtuar për zhvillimin e vendit tonë. Ligji për të drejtat e autorit ka ekzistuar ligji, por në është realizuar asnjëherë tarifa e ritransmetimit ose të drejtave që burojnë nga ata që krijojnë nga autori, tashmë është edhe ligji i ri dhe është zhbllokuar ajo mosmarrëveshja e shumë viteve më parë…Është ligji i përbashkët i yni, ligji i pagave. Njihet si pjesë e veçantë pjesa e krijuesve dhe performuesve, është ngritur paga e drejtuesve, menaxhmentit dhe pjesës dërrmuese performuese dhe krijuesve…Në rajon financimi për kulturën është në rënie, përderisa në vendin tonë është në ngritje“, tregoi Çeku.
Pjesë e panelit diskutues ishte edhe ekspertja në fushën e ekonomisë kreative nga UNDP, Gokçe Dervishoglu Okandan. Ajo tha se kontributi i qeverive në këtë fushë është relevant, derisa potencoi se ka dallime sa i përket ekonomisë kulturore apo politikave në gjithë botën, sepse sistemet qeveritare janë të ndryshme.
“Pse duhet t’i japim potencial, fokus këtij bashkëpunimi. Kemi këtu tri ministri. Një mënyrë e qeverisjes, mënyrë e re është kjo ndërdisiplinore. Kjo ka të bëjë me shumë fusha…Ministrja e përmendi ngjarje të ndryshme, ngjarje të cilat e nxisin dinamizmin ekonomik, por edhe kohezionin social…Kjo është një mision shumë i rëndësishëm lidhur me atë që ka të bëjë me diplomacinë kulturore ku mblidhen shumë përfaqësues të shteteve të ndryshme. Ka dallime sa i përket ekonomisë kulturore apo politikave në gjithë botën, sepse sistemet qeveritare janë të ndryshme…Unë konsideroj se kontributi i të gjitha ministrive është shumë relevante, angazhimi i të rinjve. Kjo dëshmon se është një plan i shëndoshë“, tha Dervishoglu Okandan.
Ndërkaq, drejtoresha e Future by Lund nga Universiteti i Lundit, Charlotte Lorentz Hjorth tha se Bashkësia Evropiane viteve të fundit e ka njohur kulturën kreativ dhe financimet për hulumtimet dhe inovacionet brenda fushës së industrisë kreative.
Ajo shtoi se të gjitha përpjekjet në këtë fushë janë bërë që të kenë një inovacion të disiplinave të ndryshme.
“Jemi pjesë e iniciativave evropiane dhe bashkësia evropiane viteve të fundit e ka njohur këtë kulturën kreative dhe financimet për hulumtimet dhe inovacionet brenda fushës së industrisë kreative. Arsyeja për këtë është se nevoja për zgjedhjen e sfidave komplekse që janë adresuar edhe më herët…Ky është ai sektori i shpresës në Evropë. Ne kemi vendosur që diku në vitin 2017-2018 që universiteti i Lundit të jetë pjesë e partneritetit të BE-së dhe gjithashtu edhe të kemi një ekosistem…Të gjitha meritat që i kemi arritur deri më tani është që të kemi një inovacion të disiplinave të ndryshme“, theksoi Hjorth.