Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se ekipit të tij të këshilltarëve i është bashkuar edhe eksperti amerikan i radhës, këshilltari Joe Duncan.
Mehaj e emëroj atë këshilltar për Planifikim, Programim, Buxhetim dhe Ekzekutim.
Postimi i plotë:
Ekipit tim të këshilltarëve i bashkohet edhe eksperti amerikan i radhës, këshilltari Joe Duncan.
Duke i dëshiruar mirëseardhje, sot prita në takim, këshilltarin tim amerikan për Planifikim, Programim, Buxhetim dhe Ekzekutim, z. Joe Duncan.
Në procesin e reformës ligjore, administrative , organizative dhe funksionale të Ministrisë së Mbrojtjes, sikur edhe në fushat tjera, eksperienca amerikane është jetike për ne.
Mirënjohje e përjetshme për SHBA-në, respektivisht Zyren Amerikane për Bashkëpunimin e Mbrojtjes, përfaqësuar nga shefi i saj, major Ryan Conley, për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e qëllimeve tona strategjike dhe objektivave të mi operacional.