Kombëtarja e Spanjës nesër do të luajë me Kosovën.
Spanja do të jetë mysafire e Kosovës nesër nga ora 20:45, shkruan lajmi.net.
Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të grupit B të kualifikimeve të Kupës së Botës.
Tashmë futbollistët e Spanjës janë nisur për në Prishtinë ku pritet të mbërrijnë pas disa orëve.
Spanjollët nga ora 18:15 do të paraqiten në konferencën për media para ndeshjes, kurse nga ora 19:00 do të zhvillojnë stërvitjen e parë në ‘kryeqytet’.
Ekipi i Luis Enriques kërkon vetëm tre pikë nga ky duel që të ruajnë vendin e parë në grup i cili siguron kalimin tutje.