UBT News

Ekipet e shpëtimit bëjnë thirrje për më shumë ndihmë në Libi

Rescue teams search for victims in Derna, Libya, on Sunday, Sept. 17, 2023. Libyan authorities have opened an investigation into the collapse of two dams that caused a devastating flood in a Derna as rescue teams searched for bodies on Saturday, nearly a week after the deluge killed more than 11,000 people. (AP Photo/Yousef Murad)

Ekipet ndërkombëtare të shpëtimit në Libi po bëjnë thirrje për më shumë ndihmë për të tërhequr trupat e viktimave të përmbytjeve shkatërruese që përfshin qytetin lindor Derna, duke vrarë mijëra.

Më shumë se një javë më vonë, ekipet thanë se shumica e trupave të viktimave janë në ujë, me disa kufoma në zona ku mund të arrihet vetëm duke përdorur pajisje speciale.

“Trupat po dekompozohen rëndë dhe në një moment marrja e tyre mund të mos jetë e mundur”, tha përfaqësuesi i misionit tunizian, raporton CNN.

Përfaqësuesit e misionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Algjeria përshkruan gjetjen e trupave në gjire dhe limane në Mesdhe në zona të arritshme vetëm me varka speciale.

Përfaqësuesi algjerian tha se ekipi i tij vuri re rreth 50 trupa nga një shkëmb rreth 7 milje detare nga porti Derna, por zona është e aksesueshme vetëm nga zhytësit dhe varkat.

Exit mobile version