Po zhvillohet për herë të parë në Kosovë FIBA 3×3 U23 Nations League.
Në ditën e parë u zhvilluan shumë ndeshje interesante, ndërsa për herë të parë ka luajtur edhe Kosova në këtë garë në të dyja konkurrencat.
Vashat dhe djemtë e Kosovës në sfidën e parë ndërkombëtare u përballën me Holandën, ku femrat pësuan 21:7, ndërsa meshkujt 22:8. Më pas, vashat luajtën ndaj kundër Hungarisë, duke zhvilluar një ndeshje të mirë edhe pse pësuan 22:13, kurse meshkujt u mundën nga Greqia me shifrat 22:11.
Pas shumë sfidave interesante, në fund u zhvilluan finalet. Te femrat, Gjermania mundi Holandën 18:14, kurse te meshkujt, Holanda ka mposhtur Hungarinë 21:15, ndërsa në finale, kishte një numër të madh të shikuesve, duke krijuar atmosferë të bukur të basketbollit 3×3, ndërsa në këtë event nuk po mungojnë as lojërat shpërblyese për tifozët.
Gara do të vazhdojë sot (e martë) nga ora 14:30 te Sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë, kurse përfundon të mërkurën po ashtu me ndeshje interesante nga ora 14:30 deri në ora 21:00.
Në këtë event po marrin pjesë gjashtë shtete: Gjermania, Greqia, Turqia, Hungaria, Holanda dhe Kosova.