UBT News

Egzon Xhoni vazhdon luftën për medaljen e bronztë

Mundësi kosovar Egzon Xhoni do ta vazhdojë garën për medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhoni u mposht në duelin e tij nga Islam Dudaev, medalist i bronztë olimpik në “Paris 2024”, i cili përfaqëson Shqipërinë. Dudaev triumfoi me rezultat 11:2 dhe më pas arriti të kualifikohet në finale.

Kualifikimi i Dudaevit në finale i ka dhënë mundësi Xhonit të vazhdojë garën për medaljen e bronztë. Mundësit kosovar i duhen edhe dy fitore për të siguruar medaljen.

Xhoni po garon në kategorinë deri në 74 kilogramë, në stilin e lirë, ndërsa tash do të kërkojë një paraqitje të suksesshme në garat për bronzin.

Të gjithë sytë tash janë te mundësi kosovar, me shpresën që ai ta shfrytëzojë mundësinë dhe të sigurojë një medalje për Kosovën.

D.L

Exit mobile version