Në Egjipt akrepat kanë thumbuar për vdekje tre persona në qytetin jugor të Aswanit. Rreth 450 persona janë plagosur nga pickimi i akrepit, konfirmoi një zyrtar shëndetësor.
Stuhia me breshër dhe bubullima në zonën pranë lumit Nil të premten ishte veçanërisht e dhunshme. Akrepat shpërndahen rregullisht në rrugë nga reshjet e dendura të shiut, ndërkohë që janë shqetësuar edhe gjarpërinjtë./UBTNews