Regjisori Eduart Grishaj po vazhdon punën për projektet e reja filmike.
Këtë herë, Grishaj ka udhëtuar për në Beograd, ku po i vazhdon xhirimet e filmit shqiptar në territorin Serb.
E emocionuar me këtë fakt u shpreh partnerja e tij, Arbana Osmani, e cila ka publikuar fotografi nga xhirimet e filmit.
“7production dhe Eduart Grishaj duke xhiruar ne Serbi nje film Shqiptar eshte nje emocion me vete”, shkruan ajo.
Më pastaj, Arbana njofton se Eduarti është regjisori i parë shqiptar që po punon film shqip në Serbi.
“Po ashtu, urime për Eduart Grishajn tim që qenka regjisori i pare shqiptar që xhiron nje film Shqiptar në Serbi”, ka shkruar ajo.