UBT News

Edon Zhegrova në radar të gjigantit anglez

Edon Zhegrova, ylli kosovar i futbollit, mund të bëhet lojtar i ardhshëm i gjigantit anglez Chelsea. Sipas raportimeve nga mediumi “Fichajes.net”, Zhegrova është në shënjestër të klubit londinez për një transferim të mundshëm gjatë verës së ardhshme, përcjell “Gazeta Express”.

Fantasisti kosovar ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm deri tani, duke shënuar 12 gola dhe ofruar 10 asistime në sezonin e kaluar. Ai ka vazhduar formën e tij të shkëlqyer edhe këtë sezon, duke realizuar katër gola në pesë ndeshje, përfshirë tri në Ligën e Kampionëve dhe një në Ligue 1.

Falë performancave të tij të shkëlqyera, Zhegrova është cilësuar si lojtari më premtues në rolin e tij në Ligue 1 dhe tani është në radar të Chelsea për një mundësi transferimi që mund të ndodhë nga vera e vitit 2025.

Futbollisti dardan u transferua tek Lille në janar të vitit 2022 nga Baseli dhe ka vazhduar të ndriçojë me aftësitë e tij në fushë, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha europiane.

Të gjithë sytë janë tani të kthyer nga zhvillimet e mundshme dhe mundësia që Edon Zhegrova të bashkohet me ‘Blutë e Londrës’ është një lajm që po krijon shumë interes në botën e futbollit./UBTNews/

Exit mobile version