Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore me një mesazh të veçantë dhe një dedikim mbi rëndësinë e saj për identitetin kombëtar.
Ai ndau me publikun pamje që përfaqësojnë motive tradicionale shqiptare, duke theksuar se kjo trashëgimi është një pasuri e çmuar që lidhet ngushtë me rrënjët, historinë dhe shpirtin e popullit tonë.
”Sot kremtojmë Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, një ditë që na kujton pasurinë më të çmuar të identitetit tonë kombëtar. Trashëgimia jonë kulturore është lidhja jonë me të kaluarën, një pasqyrë e historisë dhe frymëzim për të ardhmen. Ajo na kujton rrënjët tona, traditat e gjyshërve, dhe forcon lidhjen me shpirtin e vendit tonë. Ruajtja dhe vlerësimi i saj nuk është vetëm një detyrë historike, por edhe një angazhim për të kultivuar krenarinë dhe për të trasmetuar gjallërinë e kulturës shqiptare brez pas brezi”, shkroi Rama.
Ai theksoi se ruajtja e trashëgimisë kulturore është një detyrë kolektive që kërkon bashkëpunim dhe vëmendje nga të gjithë qytetarët, institucionet dhe komunitetet, duke e bërë këtë ditë një mundësi për të reflektuar mbi vlerat që na lidhin si komb. /A.Z/UBT News/