Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave mbrëmë e ka zhvilluar ndeshjen e parafundit të ciklit kualifikues për Botërorin 2023, kundër Armenisë
Para fillimit të përballjes ato kishin një mesazh, duke e treguar përkrahjen e tyre pas rastit që ndodhi ditë më parë, një 11-vjeçare që u dhunua seksualisht nga pesë persona, në Prishtinë.
“Jo do të thotë jo. Thyej heshtjen, ndalojeni dhunën“, ishte mesazhi i tyre. /UBTNews/