Grupi “Football Supporters Europe” (FSE) i ka kërkuar Serie A-së që të heqë dorë nga planet për zhvillimin e ndeshjes Milan–Como në Perth të Australisë.
Kjo ndeshje është e parashikuar për fillimin e vitit 2026, dhe kërkesa vjen pas vendimit të La Ligës që të anulojë një ndeshje të ngjashme mes Villarreal dhe Barcelonës në SHBA, pas protestave të lojtarëve dhe tifozëve.
Sipas protestuesve, lojërat nuk kanë vend 15,000 kilometra larg shtëpisë së tyre dhe vazhdimi i këtij projekti do të dëmtonte imazhin e futbollit italian.
Milani ka marrë me hezitim lejen e UEFA-s për ta zhvilluar ndeshjen në stadiumin Optus të Perthit, pasi San Siro nuk do të jetë i disponueshëm për shkak të Lojërave Dimërore Milano-Cortina 2026.
Megjithatë, ndeshja kërkon ende miratimin e Federatës Australiane, AFC-së dhe FIFA-s.
Drejtori ekzekutiv i Serie A, Luigi De Siervo, ka mbrojtur idenë, duke e krahasuar me modelet e NFL dhe NBA që luajnë jashtë SHBA-së.
“Futbolli duhet të ndjekë rrugën e globalizimit nëse nuk do të mbetet prapa”, tha ai.
Nga ana tjetër, Ministrja e Sportit e Australisë Perëndimore, Rita Saffioti, është e bindur se ndeshja do të zhvillohet sipas planit, duke theksuar se presin miratimin përfundimtar brenda ditëve të ardhshme./S.K/FlashScore/
