Ani pse u konfirmua nga skuadra italiane, Lazio, se Vedat Muriqi do të grumbullohet me Kosovën, Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Muriqi nuk do të mund të luajë, madje ai nuk do të jetë as afër fizikisht që t’i përkrah bashkëlojtarët e tij të Kombëtares.
Në bazë të njoftimit nga Federata e Futbollit të Kosovës, Muriqi pas kryerjes së testeve të fundit sot, ka rezultuar se nuk është i gatshëm fizikisht që të grumbullohet me djemtë e tjerë të Kombëtares.
“Informata që ka rrjedhur në faqen zyrtare të Lazios, se futbollisti do të jetë në grumbullim me Kombëtaren edhe pse është një gabim, e konfirmon që gjithçka ishte planifikuar që Muriqi sot të udhëtojë për Kosovë dhe të jetë me ekipin, mirëpo testet e sotme e treguan qartë se gjendja fizike nuk e lejon atë që në asnjë formë të jetë pranë bashkëlojtarëve të ekipit Kombëtar.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e FFK-së.
Sipas njoftimit, informata në faqen zyrtare të Lazios se Muriqi do të udhëtojë në Kosovë ishte gabim, pasi që lojtari nuk është i përgatitur fizikisht, mirëpo kjo informatë tregon se ishte planifikuar që ai të nisej sot në Kosovë./UBTNews