Zëvendëskryeministri australian, Barnaby Joyce u gjobit me 300 dollarë australianë (rreth 189 euro) pasi u kap pa maskë në një stacion karburanti, megjithë lockdown e ashpër në Sidnei.
Të paktën 16 persona të tjerë u gjobitën dje për mosmbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe 18 morën një paralajmërim.
Sidnei dhe pjesa më e madhe e Uellsit të Ri të Jugut kanë qenë në bllokim që nga 26 qershori dhe për të paktën dy javë për shkak të shpërthimit të rasteve të variantit indian, Delta.