Për shkak të mosekzekutimit të pagave të muajit tetor, edhe minatorët e Artanës kanë filluar mbrëmë grevën.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Minierës së Artanës, Blerim Ymeri, deklaroi për UBTNews se greva ka filluar mbrëmë me punëtorët e ndërrimit të tretë, e sot grevës së punëtorëve iu është bashkangjitur edhe ndërrimi i parë.
“Për momentin jemi duke pritur mos po ekzekutohen sot pagat dhe me përfundu grevën”, deklaroi ai.
Minatorët paralajmërojnë se grevat nuk do të ndalen deri në ekzekutimin e pagave nga Qeveria./UBTNews