Komuna e Vushtrrisë edhe këtë vit do të ndajë 120 euro për fëmijët e porsalindur. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i komunës së Vushtrrisë, i cili u shpreh se buxhetin e kanë siguruar, ndërsa procedurat e aplikimit janë të njejta.
“Edhe këtë vit, Komuna e Vushtrrisë do të ndaj 120€ për fëmijët e porsalindur në qytetin tonë. Pra për të 2 vit me radhë po zbatojmë një politikë të re në mbështetje të jetës, prindërve e fëmijëve, duke synuar që të bëhet politikë nacionale! Buxhetin e kemi siguruar, ndërsa procedurat e aplikimit janë të njejtat!”, ka shkruar Tahiri në Facebook./UBTNews