Kemi ardhur në ndeshjet finale të Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’, ku kanë mbetur edhe katër ndeshje për t’u zhvilluar.
Fillimisht do të zhvillohen dy gjysmëfinalet Argjentinë – Kroaci dhe Francë – Maroku, pastaj finalja e vogël për vendin e tretë dhe finalja për trofeun e Kupës së Botës.
Katër përfaqësuese kanë vetëm një qëllim, ta fitojnë Kupën e Botë
Por Përfaqësuesja e Francës është bindshëm me vlerën më të madhe nga katër përfaqësueset që kanë mbetur në garë për trofeun.
Francezët kanë një vlerë prej një miliard eurove, derisa futbollisti me vlerën më të madhe është Kylian Mbappe që kushton 160 milionë euro.
Pas Francës vjen Përfaqësuesja e Argjentinës me vlerë totale prej 645 milionë euro.
Futbollisti me vlerën më të madhe te Argjentina është sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez me 75 milionë euro.
Kroacia është e treta me vlerë totale prej 377 milionë euro. E te kroatët vlerën më të madhe e ka qendërmbrojtësi i talentuar Josko Gbardiol që nga Transfermarkt vlerësohet 60 milionë euro.
Maroku është skuadra e katërt me vlerën më të madhe pasi e gjithë përfaqësuesja vlerësohet 241 milionë euro.
Mbrojtësi i djathtë, Achraf Hakimi është lojtari me vlerën më të madhe me 65 milionë euro.