Kolosët IBM dhe Shell janë ndër kompanitë e fundit perëndimore që mbyllën operacionet e tyre në Rusi, pasi pushtimit i Ukrainës nga Moska vazhdon të intensifikohet.
”IBM ka pezulluar të gjithë biznesin e saj në Rusi”, tha të hënën CEO i grupit, Arvind Krishna.
”Rrjeti amerikan i ushqimit të shpejtë McDonald’s ka mbyllur 850 degët e tij në Rusi deri në një njoftim të dytë. Të gjitha dyqanet në Rusi do të mbyllen përkohësisht, por pagat e rreth 62 000 punonjësve vendas do të vazhdojnë të paguhen”, tha kompania.
Gjiganti amerikan i kafesë ”Starbucks” po mbyllte gjithashtu aktivitetet e tij në Rusi.
“Ne kemi vendosur të pezullojmë të gjitha aktivitetet tregtare në Rusi, duke përfshirë dërgimin e të gjitha produkteve të Starbucks,” njoftoi CEO i ”Starbucks” Kevin Johnson në një letër drejtuar punonjësve.
”Starbucks” ka rreth 130 dyqane të operuara nga të licencuarit në Rusi, sipas analistëve.
Gjiganti amerikan i pijeve joalkoolike Coca-Cola dhe kompania e pijeve dhe ushqimeve ”Pepsico” gjithashtu kanë pezulluar operacionet e tyre në vend.
Coca-Cola tha se “do të vazhdojë të monitorojë dhe vlerësojë situatën ndërsa rrethanat evoluojnë” dhe shprehu simpatinë e saj për popullin ukrainas në funksion të ngjarjeve tragjike.