UBT News

Edhe Egjipti kërkon nga Netflix që t’u përmbahet vlerave shoqërore

Rregullatori egjiptian i medias ka kërkuar të mërkurën që gjiganti amerikan i transmetimit, Netflix, “t’u përmbahet vlerave shoqërore të këtij vendi” me shumicë myslimane, pasi u tha se kompania po shfaqë përmbajtje që lidhen me komunitetin LGBTQ.

Deklarata erdhi një ditë pasi vendet arabe të Gjirit i kërkuan Netflix-it të heqë përmbajtjet fyese në gjigantin e transmetimit.

Sipas deklaratës së qeverisë egjiptiane, shërbimet e transmetimit duhet të jenë në përputhje me “parimet shoqërore dhe vlerat e vendit” në të cilin po transmetohen. Po ashtu u tha se do të ndërmarrin “masa të nevojshme nëse transmetojnë përmbajtje që bien ndesh me vlerat e shoqërisë”.

Homoseksualiteti është ende tabu në Egjipt. Sipas një sondazhi të vitit 2013 nga Qendra Kërkimore Pew, 95% e të anketuarve thanë se komunitetit LGBTQ duhet “të refuzohet nga shoqëria”./UBTNews/

Exit mobile version