UBT News

Edhe dy sportistë ukrainas në mbrojtje të vendit të tyre

Tenisti ukrainas, Sergiy Stakhovsky, thotë se shpreson që nuk do t’i duhet të përdorë armën që i është dhënë pasi u nënshkrua për të mbrojtur kombin e tij ndaj pushtimit rus.

Boksieri Vasiliy Lomachenko, një kampion në tre pesha, është një tjetër yll sporti që iu bashkua forcave rezervë të Ukrainës dhe është fotografuar me pushkë. Raportohet se edhe kampioni i boksit në pesha të rënda, Oleksandr Usyk, është regjistruar.

Stakhovsky tha: “Unë di të përdorë armën. Nëse do të më duhet, do ta bëjë”.

36-vjeçari u tërhoq nga tenisi pas Australian Open në janar dhe është kthyer në Kiev për ta mbrojtur kombin e tij.

Kampioni në fuqi i peshave të rënda Usyk, i cili mundi britanikun Anthony Joshua në muajin shtator, është larguar nga baza e tij në Londër për t’u kthyer në Ukrainë. Fotografitë në Instagram nga një llogari e paverifikuar e Federatës së Boksit të Ukrainës pretendojnë se 35-vjeçari është duke mbajtur një armë.

Lomachenko, 34-vjeçar, u shfaq i veshur me uniformë ushtarake me një pushkë mbi shpatullën e tij në një postim në faqen e tij në Facebook.

Burrave nga mosha 18 deri në 60-vjeçare u është kërkuar nga qeveria ukrainase të qëndrojnë në vend dhe të luftojnë pasi duket se do të ngadalësojnë sulmet e Rusisë.

“Shpresoj shumë se nuk do të më duhet të përdorë armën”, tha Stakhovsky, ish-numri 31 i botës, i njohur për mposhtjen e Roger Federer në Wimbledon në vitin 2013. Stakhovsky ka lënë gruan e tij, Anfisa dhe fëmijët në shtëpinë e tyre në Hungari, duke thënë se ky është një vendim i tmerrshëm që e ndërmori. Ai thotë se Anfisa u ka thënë fëmijëve të tyre se ka shkuar në një turne tjetër tenisi.

“Unë ende nuk jam i sigurt se si e kam bërë këtë. E di që është jashtëzakonisht e vështirë për gruan time. Fëmijët e mi nuk e dinë që unë jam këtu. Ata nuk e kuptojnë luftën, janë shumë të vegjël për të kuptuar se çfarë po ndodhë”, tha ai./UBTNews/

Exit mobile version