UBT News

​Edhe Arsenali në garë për Benzeman

Arsenali është gati të konkurrojë me Chelsean për të siguruar shërbimet e yllit francez të Al-Itthad, Karim Benzema.

Benzema, i cili po planifikon të largohet nga Arabia Saudite vetëm gjashtë muaj pasi iu bashkua ligës nga Real Madrid, kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane.

Manchester United në një moment ishte gjithashtu i lidhur me francezin, por “Djajtë e Kuq” e kanë bërë të qartë se nuk duan të nënshkruajnë me lojtarin në afatin kalimtar të janarit.

Për Benzeman interesim kanë shprehur edhe Interi, Chelsea dhe Newcastle United.

Exit mobile version