UBT News

Eda Zeqiri, përfaqëson Kosovën në sportin e notit në Tokio 2020

KOK ka nis me prezantimin e sportistes më të re, 16 vjeçares Eda Zeqiri.

Zeqiri, e cila është në kategorinë e sportit të notit, do të garojë në disiplinën 400 metra stil i lirë, përcjell KosovaPress.

Notarja Zeqiri garën e parë në Tokio 2020 do ta zhvillojë më datën 25 korrik.

Kosova do të përfaqësohet nga 11 sportistë në Tokio 2020, ku pesë prej tyre janë meshkuj dhe gjashtë janë femra.

Me nga një sportistë do të jenë sportet si ai i atletikës, boksit, gjuajtjes me armë dhe mundjes, me dy sportistë do të jetë noti, kurse xhudo do të përfaqësohet nga pesë sportistë.

Exit mobile version