Notarja nga Kosova, Eda Zeqiri, ka garuar sot në disiplinën 400 metra stil i lirë, në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’, përcjellë KultPlus.
16 vjeçarja ka fituar baterinë e saj, duke përfunduar me kohë 4:38.02 minuta, kohë e pamjaftueshme për t’u kualifikuar në finale.
Në përgjithësi, Zeqiri zuri vendin e 22-të.
Eda është garuesja më e re e ekipit olimpik të Kosovës. /kultplus