Ed Sheeran përballet me një pritje prej “ditësh dhe javësh” për të mësuar rezultatin e një gjyqi në Gjykatën e Lartë sa i përket hitit të tij, “Shape of You”.
Ylli është akuzuar se ka kopjuar një pjesë të këngës nga një artist tjetër.
Në argumentet përmbyllëse, avokati i artistit Sami Chokri tha se kishte një “ngjashmëri të padiskutueshme midis veprave”. Por avokati i Sheeran tha se çështja kundër tij ishte “aq e tensionuar sa të ishte logjikisht e pakuptueshme”.
Gjykatësi tha se ai “do të marrë pak kohë për të shqyrtuar gjykimin”.
Ian Mill QC, që përfaqëson zotin Sheeran, tha se kishte qenë “thellësisht traumatizuese” për yllin dhe bashkë-shkrimtarët e tij, Johnny McDaid dhe Steve Mac.
Ai e përshkroi mosmarrëveshjen si “tmerrësisht, tmerrësisht të pavend” dhe argumentoi se çështja “nuk duhej të kishte shkuar kurrë në gjyq”.
Mosmarrëveshja sillet rreth ngjashmërive midis “Shape of You” dhe “Oh Wh”y nga Chokri, i cili performon nën emrin Sami Switch./UBTNews/