Kantautori britanik Ed Sheeran fitoi sot gjyqin e tij për të drejtat e autorit në Gjykatën e Lartë të Londrës.
Gjykatësi Antony Zacaroli tha se Sheeran “as qëllimisht dhe as në mënyrë të pandërgjegjshme” kopjoi një frazë nga kënga britanike “Oh Why”, kur shkruante hitin e madh botëror.
“Shape of You”, e lansuar në 2017, mbetet kënga më e transmetuar ndonjëherë në Spotify, me më shumë se tre miliardë transmetime.
Sheeran tha se ishte “qartësisht i lumtur” me rezultatin, por shtoi se pretendimet “të pabaza” për të drejtat e autorit po “dëmtonin industrinë e shkrimit të këngëve”.
Zacaroli tha gjithashtu se dy frazat “luajnë role shumë të ndryshme në këngët e tyre përkatëse”.
Avokatët e Sheeran i thanë Gjykatës së Lartë se ai dhe bashkë-shkruesit e tij nuk mbajnë mend të kenë dëgjuar këngën “Oh Why” në atë kohë./UBTNews/