Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve paralajmëroi të hënën se dy nënvariantet e reja të Omicron BA.4 dhe BA.5, do të përhapeshin gjerësisht në Bashkimin Evropian gjatë javëve të ardhshme.
Megjithëse shumica e vendeve të BE-së kanë zbuluar deri më tani proporcione të ulëta të dy nëngrupeve, ato vende që kanë parë norma të larta, si Portugalia, kanë përjetuar gjithashtu një rritje në rastet e përgjithshme, tha ECDC.
BA.4 dhe BA.5, nuk duket se mbartin një rrezik më të lartë të sëmundjes së rëndë, por vetëm një rritje e numrit të rasteve nga ritmet më të larta të transmetimit rrezikon të çojë në një rritje të shtrimeve në spital dhe vdekjeve, paralajmëroi ECDC.
“Përparësia e rritjes e raportuar për BA.4 dhe BA.5 sugjeron që këto variante do të bëhen dominuese“, tha organi i BE-së në një deklaratë në faqen e saj të internetit. /UBTNews/