Guglielmo Vicario mbajti edhe një portë të paprekur për Tottenhamin në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Fulhamit, dhe statistikat tregojnë se portieri italian momentalisht është portieri më i mirë në Premier Ligë.
Tottenhami është lider i Premier Ligës me 23 pikë pas nëntë ndeshjeve, dhe Vicario po luan një rol kyç për londinezët deri tani.
Siç bëhet e ditur nga “Squawka”, Vicario ka përqindjen më të lartë të pritjeve (80%), më shumë se çdo portierë tjetër në kampionatin anglez.
Përveç kësaj, Vicario ka mbajtur katër herë portën e paprekur, sërish më shumë se çdo portierë tjetër në Premier Ligë.
Vicario kontribuoi në fitoren 2:0 të Tottenhamit ndaj Fulhamit mbrëmë me një pritje vendimtare për t’i mohuar epërsinë Fulhamit në pjesën e parë.
27 vjeçari iu bashkua Tottenhamit nga Empoli në një marrëveshje që kapi shumën e 20 milionë eurove.