Ronald Koeman pranon se do të jetë “shumë e vështirë” për skuadrën e tij të Barcelonës të sfidojë Atletico Madridin dhe Real Madridin për titullin e La Ligës këtë sezon.
Barça u ndal me një barazim 1-1 nga Eibari në “Camp Nou” të martën, me golin e Ousmane Dembele që nxori një pikë për nikoqirët pasi Kike Garcia kishte kaluar në epërsi skuadrën e Jose Luis Mendilibar.
Ky rezultat i la ata shtatë pikë prapa klubeve të Madridit, megjithëse kishin luajtur dy ndeshje më shumë sesa Atletico, dhe Koeman pranoi se lufta për titull tashmë duket shumë e vështirë.
“Duhet të jesh realist dhe të pranosh se do të jetë shumë e komplikuar,” tha ai.
“Në jetë asgjë nuk është e pamundur, por tani ka një ndryshim të madh në pikë me udhëheqësin, Atleticon, i cili po bën shumë mirë, duke fituar pothuajse të gjitha ndeshjet e tyre dhe duke pësuar shumë pak gola. Do të jetë shumë e vështirë.”, shtoi Koeman.
Barcelona ishte pa ikonën Lionel Messi, të cilit i ishte dhënë kohë shtesë për tiu rikuperuar nga një dëmtim në kyçin e këmbës.