UBT News

E pranon Arteta: Po punojmë për ta rikthyer Wengerin në klub

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka bërë të ditur se ai është duke zhvilluar bisedime direkte me ish-trajnerin e klubit Arsene Wenger për ta rikthyer francezin në skuadër.

Arteta nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të rikthyer Wengerin dhe së fundmi ka vendosur një fotografi gjigante të francezit legjendar në muret e hyrjes në qendrën stërvitore të klubit.

Kur u pyet nëse i ishte bërë një ofertë zyrtare Wengerit, ai tha: “Epo, ne kemi qenë në komunikim. Ishte jashtëzakonisht e këndshme të bisedoja me të dhe shpresojmë se mund ta ofrojmë këtu”.

“Unë mendoj se ai do të kalonte një kohë të mirë këtu duke marr parasysh respektin që ai ka nga të gjithë në këtë ambient”, shtoi ai.

Exit mobile version