UBT News

E pazakontë: Përmbytje dhe breshër me madhësi të një arre në Mekë

Një dukuri e pazakontë ka ndodhur në qytetin e shenjtë të Mekës. Breshëri me madhësi të një arre ka rënë në Mekë, duke shtangur ata që ishin prezent.
Mirëpo kjo nuk ka ndaluar myslimanët të kryejnë ritet e tyre fetare, të cilët e vazhduan rrethrrotullimin afër Qabesë pavarësisht këtij breshëri të madh. Breshëri më pas la vendin në një reshje të madhe shiu. Kjo bëri që shumë automjete dhe shtëpi të cilat ishin afër zonës të përmbyten. Drejtoria e Mbrojtjes Civile të Mekës paralajmëroi njerëzit në rajon të marrin masa paraprake kundër katastrofave që mund të sjellin reshjet.

Shiu në Mekë bie në sasi shumë të vogla midis nëntorit dhe janarit. Reshjet e shiut në Mekë, sado të pakta që janë, paraqesin rrezik të përmbytjeve dhe kanë qenë një rrezik që nga kohërat më të hershme.

Arjeta Ibishi/UBTNEWS

Exit mobile version