UBT News

E pazakontë/ La alkoolin dhe gëlltiste mjete të forta, mjekët i heqin nga barku 1 kilogramë vida

Mjekët në Lituani janë përballur me një skenë të pazakontë.

Pas kryerjes së grafisë, doktorët kanë gjetur në stomakun e një pacienti 1 kilogramë, thonj, vida, fruta të thata dhe materiale të mprehta.

Sipas mjekëve, personi në fjalë ka gëlltitur objekte metalike për një muaj të tërë, pasi kishte lënë alkoolin.

Mediet lokale raportojnë se disa nga objektet e marra gjatë operacionit në Spitalin Universitar Klaipeda ishin të gjata 10 cm.

Kirurgu Sarunas Dailidenas e quajti atë një “rast unik”.

“Gjatë operacionit treorësh, të gjithë objektet e huaja, përfshirë ato me përmasat më të vogla, u larguan nga barku i pacientit”, tha kirurgu Sarunas Dailidenas.

Gjithashtu kirurgu tha se pacienti është në gjendje të qëndrueshme pas operacionit.

Exit mobile version