UBT News

E papritur me sulmuesin e ri, Interi anulon udhëtimin dhe vizitat mjekësore

Sulmuesi Mehdi Taremi pritej te zbarkonte sot në Milano për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe të finalizonte kalimin e tij te Interi në verë, por gjithçka është anuluar.

Sipas mediave italiane, shkak është bërë momenti i vështirë që Porto po kalon në kampionat. Skuadra e Taremit ndodhet në vendin e tretë, shtatë pikë pas Sporting-ut dhe Benfica-s, duke i ulur shanset për titull.

Tifozët e Portos nuk janë të kënaqur dhe kanë sulmuar ekipin në rrjetet sociale. Një nga më të akuzuarit është vetë Taremi, edhe për vendimin për të braktisur portugezët në fund të sezonit.

Pra, gjithçka është shtyrë mes Interit dhe iranianit, edhe pse nuk ka dyshime se marrëveshja do të ndodhë./UBTNews/

Exit mobile version